Ish luftëtarët të martën në protestë

Me kërkesën për lirimin e të gjithë ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët gjenden nëpër burgjet e Kosovës, Unioni i Studentëve së bashku me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave të ish-luftëtareve të UÇK-së do të protestojnë të martën nëpër rrugët kryesore të Prishtinës.
Arsyeja e kësaj proteste, sipas udhëheqësve të KMDL-UÇK-së, është për shkak se që pas përfundimit të luftës janë dhjetëra ish luftëtarë që mbahen padrejtësisht nëpër burgje. Po ashtu, përmes kësaj proteste do të kërkohet miratimi i Ligjit për vlerat e luftës.
Xhevdet Qeriqi, kryetar i këtij Këshilli, ka konfirmuar për Express mbajtjen e kësaj proteste që, sipas tij, e tëra ka filluar me inicimin e Unionit të Studentëve.
Megjithatë, ai nuk ka saktësuar se si do të rrjedhë kjo protestë e paralajmëruar.
“Duke parë që ende nuk është bërë asgjë lidhur me fatin e shokëve tanë që rrinë nëpër burgje padrejtësisht, ne i jemi përgjigjur ftesës së Unionit të Studentëve. Besoj se në këtë protestë do të dalin një numër i madh i ish ushtarëve të UÇK-së”, tha Qeriqi.
Megjithatë, ai tha se nuk pret përkrahje nga OVL e UÇK-së, pasi që, sipas Qeriqit, një ftesë e tillë është refuzuar më herët.
Në anën tjetër, Muharrem Xhemajli, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës, tha se nuk përkrahin këto protesta, pasi që, sipas tij, janë vetëm për lirimin e disa ish-luftëtarëve e jo për të gjithë.
“Organizata jonë është kundër mbajtjes në burg të të gjithë ish-luftëtarëve, si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit. Mirëpo, nuk përkrahim protestën sepse organizohet nga një grup familjarësh dhe shokësh të një numri të caktuar të ish-luftëtarëve të burgosur”, tha Xhemajli.
Ai paralajmëroi se së shpejti do të mbahet një tribunë në të cilën do të bisedohet lidhur më këtë çështje.
“Ne nuk do të protestojmë, por do të mbajmë një tribunë ku do të marrin pjesë të gjithë kryetarët e degëve të Organizatës së Veteranëve, zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, zyrtarë qeveritarë, avokatë, profesorë etj. Këtu do të diskutohet për fatin e të gjithë të burgosurve e jo veç e veç”, shtoi Xhemajli.
Ndërkaq, sa i përket Ligjit për vlerat e luftës, ai tha se nga qeveritarët ka marrë premtimin se në datën 30 prill do të diskutohet në kabinet qeveritar, ku më pas pritet që më datën 1 qershor të kalojë në Kuvend.
Në prill të vitit të kaluar, veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të udhëhequr nga KMDL-UÇK kanë mbajtur grevë urie para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Kërkesat e tyre kanë qenë për zbatimin e Ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së, strehimi e invalidëve, veteranëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve, shërimin e invalidëve etj.