Nuk e lënë pa akuzuar

Një pjesë e opozitës ka kritikuar të shtunën marrëveshjen e arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit turko-amerikan Bechtel&Enka, për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdare. E kanë quajtur “autostradë të pazareve” dhe kanë shprehur dyshimin në koston e këtij projekti të përfolur 700 milionë euro, duke akuzuar se ndërtimi segment pas segmenti i trasesë është një lloj kushtëzimi për kompaninë që nëse nuk e paguan “haraçin” do t’i ndërpritet kontrata.
“Është duke bërë pazare për të marrë një përqindje dhe me ikë”, akuzon ish Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Haki Shatri. Ministri Fatmir Limaj, në një bisedë për Express, hedh poshtë këto akuza dhe thotë se është i gatshëm të përballet me të gjitha kritikat. Për Ministrin Limaj, ky është projekt nacional dhe nuk varet nga teket e individëve.
Autostrada, sipas tij, do të fillojë ashtu siç është paraparë dhe do të vazhdojë deri aty ku e lejon projekti aktual i miratuar nga Parlamenti. Për çdo ndryshim tjetër, sidomos për devijimin e mundshëm, për të cilin është kritikuar më së shumti, thotë se do të bëhen vlerësime të ekspertëve, të cilat duhet të kalojnë së pari nëpër duart e parlamentarëve.
“Nëse Parlamenti ose Qeveria thonë se projekti kushton tre miliardë dhe t’i bie ka Carraleva, ne do të shkojmë”, thekson Limaj.
Sipas tij, bisedimet me kompaninë kontraktuese nuk kanë nxjerrë përfundimin nëse do të bëhet devijimi i trasesë nga Shtimja për t’u ikur tuneleve apo do të vazhdohet me tunele.
Ministria do të angazhojë një kompani të pavarur që të bëjë matjet gjeo-mekanike, matjet gjeologjike dhe të nxjerrë koston përfundimtare të këtij segmenti, derisa të përfundohet ndërtimi i autostradës deri në Qafë të Duhlës.
“Traseja e vjetër nuk është projekt, por më shumë ka pasur vizatime. Nuk ka projekt për tunele, matjet gjeo-mekanike dhe matjet gjeologjike”, thekson Limaj. Ndryshe, këto pohime nuk janë bindëse për ish ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatrin, tani anëtar i kryesisë së AAK-së. Ai thotë se gjithçka po bëhet fshehur dhe nuk ka aspak transparencë se si do të ndërtohet autostrada.
“Askund në botë nuk ndodh të fillohen projekte të mëdha pa e ditur se si do të realizohen, ndërsa këtë po e bën Qeveria e Kosovës”, thotë Shatri. Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës, sipas tij, nuk ka bërë asnjë studim. E pakënaqur me mënyrën si është arritur marrëveshja me konzorciumin turko-amerikan, Bechtel&Enka është edhe kryetarja e komisionit për Ekonomi.. në Kuvendin e Kosovës, Myzejene Selmani.
“Ende pa hyrë në tender dihet kush është fituesi”, pohon ajo, duke aluduar se kompania e përzgjedhur kohë më parë kishte arritur marrëveshje verbale me qeverinë. Selmani tregon se asnjëherë ministri Limaj nuk i është përgjigjur kërkesës së legjislativit, për të raportuar se si po ecën puna me këtë projekt.
Ajo ka frikë se kostoja e paraparë për ndërtimin e kompletë trasesë, 700 milionë euro, mund të dyfishohet sikur që ka ndodhur në Shqipëri. “Bechteli ka filluar autostradën në Shqipëri për 600 milionë euro, por në fund ka shkuar kostoja në 1.2 miliardë euro”, pohon Selmani.
Ngritja e kostos së ndërtimit vlerëson se mund të ndodhë me devijimin e mundshëm, pjesë e cila është lënë pa projekt dhe punët shtesë që nuk janë paraparë sa do të kushtojnë. Gjithashtu vlerëson se pohimet për ndërtimin e segmenteve të para me para të buxhetit nuk mund të bëhen, pasi që në buxhet, sipas saj, nuk ka para.