Ish ministrat: Nuk u larguam për performancën

Ministrat e larguar nga Qeveria e Kosovës mohojnë që zëvendësimi i tyre të jetë bërë për shkak të performanës së tyre të dobët.Përkundrazi ata vlerësojnë se kanë punuar shumë dhe me cilësi gjatë dy viteve të kaluara ndërsa ministritë që kanë drejtuar i vlerësojnë ndër më të suksesshme të kabinetit Thaçi.
"Vendimi i kryeministrit ka qenë vendim të cilin është plotësisht e respektoj. Një vendim mbi baza kushtetuese por që nuk ka marrë parasysh performansën e punës së kësaj ministrie sepse çfarëdo vlerësimi real i punës së kësaj ministrie këtë dikaster do ta vendoste në radhën e ministrive më të suksesshme. Megjithatë unë do ta respektojë këtë vendim dhe do të vazhdojë me gjithë qenien time të vazhdojë angazhimin tim të plotë intelektual dhe politik në funksion të stabilizimit të shtetit tonë dhe në funksion të arritjes së standardeve evropiane", u shpreh Arsim Bajrami, ish Minister i Administratës Publike të Kosovës.
"Ndërrimet në qeveri janë normale në çdo vend. Partnerët e koalicionit, kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi kanë pasur mjaft kohë dhe unë besoj se për këtë çështje kanë menduar dhe kanë marrë një vendim. Unë uroj të gjithë ministrat, në veçanti ministrin e shëndetësisë dhe ofrojnë mbështetjen time në Kuvend për vazhdim të reformave në shëndetësi por edhe një qeverisje të mirë për tërë vendin", u shpreh Alush Gashi, ish Ministër i Shëndetësisë.
Një pjesë e ministrave e larguar nuk kanë pranuar të flasin për mediat për zëvendësimin e tyre por kanë kërkuar nga partnerët e koalicionit që të dalin publikisht dhe të tregojnë se ata nuk janë larguar për shkak të keqpërdorimeve apo menaxhimit të dobët,por si pasojë e riformatimit të qeverisë që ka dalë si nevojë pas përplasjeve PDK- LDK gjatë zgjedhjeve lokale.
Bul Salihu < I mëparshmi