Ndryshimet e qeverisë "Thaçi", opozita skeptike
Opozita nuk pret përmirësim të qeverisjes në vend pas ndryshimeve të fundit në Qeverinë e Kosovës.Ndryshimi i gjashtë ministrave që janë pëfolur për korrupsion,sipas tri partive opozitare,tregon për paftësinë e koalicionit për të përmirësuar qeverisjen,të cilën ata e vlerësojnë të papërgjegjshme dhe të dëmshme për vendin.
"Opinioni ka pritur ndryshime rrënjësore. Numerikisht mendoj se është plotësuar ajo por esenca e ndryshimeve tregon se mbetësen interesat e ngushta të dy liderëve të institucioneve, interesa të lidhura më tepër për çështje të fiseve të tyre. Janë interesa personale që bien ndesh me pritjet e qytetarëve të Kosovës për zhvillim ekonomik, ulje të varfërisë dhe ulje të papunësisë", tha Nexhat Daci, kryetar i LDD-së.
"Duhet të kemi zgjedhje të parakohshme për shkak se kemi një qeverisje të papërgjegjshme për vendin. Konsiderojmë se kombinimet që është bërë në qeverisje janë më të dëmshme se ato që ka qenë për shkak se nga kabineti janë larguar ministrat që më pak kanë qenë të përfolur nga opinioni për korrupsion ndërsa kanë ardhur në qeveri njerëz që kanë dosje paraprake për korrupsion", u shpreh Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së.
"Ajo që ne kemi theksuar në vazhdimësi është se vendi ka nevojë për ndryshim të mentalitetit të qeverisës. Nëse vazhdon ky mentalitet qeverisës që është instaluar në Kosovë është e kotë të priten ndryshime pozitive vetëm me ndryshimin e njerëzve të resorëve që ju prijnë", tha Ibrahim Makolli, nënkryetar i AKR-së. Sipas opozitës zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe kjo përforcohet përditë edhe me rritjen e pakënaqësisë së qytetarëve ndaj Qeverisë së Kosovës.
Bul Salihu < I mëparshmi