E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rubik, gjendet i vdekur poshtë urës 55 vjeçari

Një trup i pajetë është gjetur sot në këmbët e një ure në një fshat të Rubikut. Policia njoftoi se ka gjetur sot në orët e para të mëngjesit në Rubik trupin e pajetë të një 55 vjecari. Nga hetime paraprake dyshohet se ai ka gjetur vdekjen pasi ka rene nga lertesia e nje ure rreth 15 metra. Policia punoi për identifikimin e trupit të pajetë dhe mësoi se ai është shtetasi, Ndue Kole Ndoi, babai i gjashte femijeve. Ndoi është banor i fshatit Ranjazezë të Rubikut. Familjareet pasi kanë identifikuar të afërmin e tyre e kanë marrë në shtepi për t'i kryer ceremonite e fundit mortore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›