Tjetër negociator për çështjen e emrit
Shkup-Pas shkarkimit nga detyra e negociatorit për çështjen e emrit të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov do të zëvendësohet nga Ambasadori i MAqedonisë në SHBA, Zoran Jolevski. Ky i fundit është emëruar si i tillë pas vendimit të presidentit Branko Cërvenkovski për shkarkim të Dimitrov. Ndërkohë, Dimitrov së bashku me Martin Protugjer, do të asistojnë në takimet që zoti Jolevski do të zhvillojë me ndërmjetësuesin ndërkombëtar, Metju Nimic. Shkupi zyrtar pritet që vendimin tia bëjë të ditur edhe zotit Nimic.