E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shmanget sulmi i hackerave ne Shtepine e Bardhe

Lajmi për një sulm të mundshëm në kompjuterët e Shtëpisë së Bardhë ka dalë nga stafi i presidentit Obama. Sistemet informatike të Shtëpisë së bardhë kanë qenë objekt i një sulmi kibernetik i cili është shmangur menjëherë pra se mund të merrej çfarë do lloj informacioni të ndjeshëm në rrjetin e brendshëm. Informacioni është marrë nga një funksionar i lartë i stafit të presidentit amerikan i cili ka theksuar se sulmi është identifikuar, sistemi është izoluar dhe nuk ka elemente që lënë të kuptohet se mund të ketë pasur rrjedhje të dhënash. Sulmi i radhës ngjason me ata të mëparshëm, ku disa email-e të dyshimta kanë mbërritur në adresat e brendshme të Shtëpisë së Bardhë me qëllimin për të marrë të dhëna për hyrjen në sistemin informativ. Por stafi presidencial bën të ditur se aparaturat e infektuara me këtë virus janë identifikuar menjëherë. Sipas versionit zyrtar, rrjeti i cili ka qenë dhe qëllimi i këtij sulmi ishte pikërisht ai i zyrës ushtarake të Shtëpisë së Bardhë. Pra seksioni ushtarak që merret me menaxhimin e informacioneve të ndjeshme, përfshirë këtu dhe sistemet për transmetimin e urdhrave në rast sulmi bërthamor por dhe lajmet në lidhje me vendndodhjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›