Ish-oficeri rrezikon burg përjetë në moshën 90 vjeçare
Mynih - Një ish-oficer gjerman rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm në moshën 90-vjeçare, me akuzën për dhënien e urdhrit ku u ekzekutuan 14 civilë italianë më 27 qershor 1944. Prokurorët e Bavarisë kërkojnë burgim maksimal për Josef Eduard Scheungraber, ish-oficer i komandës gjermane në Itali.
Vrasjet e civilëve ndodhën gjatë tërheqjes së trupave gjermane nga Italia. Scheungraber është gjykuar dhe ka marre dënimin “burg përjetë” në Itali, ndërsa vendimi i gjykatës bavareze do të shpallet më 3 korrik.