Mubarak: Ka ardhur momenti për paqen arabo-izraelite
Uashington- Ripohimi i presidentit Barack Obama për rolin e lidershipit amerikan në Lindjen e Mesme ofron një mundësi të rrallë për vendosjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, deklaroi presidenti egjiptian, Hosni Mubarak.
Në një editorial në gazetën 'The Wall Street Journal', Mubarak tha se Obama po kërkonte marrjen e rolit kryesor në vendosjen e paqes në botën arabe dhe se vetë arabët duhej ti përgjigjeshin me reciprocitet kësaj dëshire.
''Një zgjidhje historike është pranë, ajo që do t'u japë palestinezëve shtetin e tyre dhe lirinë nga pushtimi, ndërkohë që edhe Izraelit i duhet mundësuar njohja për të jetuar kështu në paqe'', shkruan Mubarak.