E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kërkesë Hungarisë për të burgosurit e Guantanamos

Budapest - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i kërkojnë Hungarisë të pranojë disa nga të burgosurit e burgut famëkeq të Guantanamos. I dërguari i presidentit amerikan Barak Obama për Guantanamon, Daniel Fried do të ketë sot bisedime në Budapest, deklaroi një zyrtar i Ministrisë së Jashtme hungareze.

Fried, i cili është përgjegjës për përgatitjet për mbylljen e burgut të Guantanamos, po viziton Budapestin. Ai do të takohet me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme dhe krerë të partive parlamentare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme informoi se nuk ka akoma asnjë vendim për të pranuar të burgosur nga burgu i Guantamos.

''Hungaria mbetet e hapur për ta shqyrtuar këtë çështje. Mundësia mbetet e hapur për pranimin e një apo dy të ndaluarve'', tha zëdhënësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›