Projekt për riparimin e 88 rrugëve në kryeqytet

Në këtë rrugë është bërë riveshja dhe riasfaltimi total i saj. Rikonstruksioni i kësaj rruge u premtua rreth një muaj më parë nga kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, ndërsa inspektonte punimet për ujësjellësin e ri që furnizon me ujë 35 mijë banorët e Kodrës së Priftit, të cilët prej vitesh vuanin mungesën e tij. Sot këta banorë, krahas furnizimit me ujë, kanë dhe rrugën tërësisht të rikonstruktuar.
“Ky është modeli i ri i punës dhe standardi që Bashkia e Tiranës do të imponojë anembanë qytetit, duke filluar me zonat e harruara dhe ato në nevojë, duke pasur si parim jo vetëm qendrën e qytetit por kudo ku qyteti shtrihet, duke filluar nga pragu i qytetarëve, për t’ju ofruar qytetarëve të Tiranës një cilësi më të mirë jete dhe për ta bërë Tiranën një qytet ku jetohet më mirë”, tha Basha.
Kryebashkiaku bëri të ditur dhe nisjen e punës për riparimin e 88 rrugëve të kryeqytetit, të cilat i shtohen 100 rrugëve të riparuar gjatë muajve mars-prill. Ai theksoi se afro një e treta e rrugëve që po i nënshtrohen riparimit kanë ardhur si rezultat i shqetësimit të qytetarëve që e kanë raportuar këtë drejtpërdrejt nëpërmjet shërbimit të Zërit të Qytetarit në Bashkinë e Tiranës. Këtë muaj nis procesi i investimit në 30 rrugë të cilat nuk do të riparohen, por do të ndërtohen nga fillimi.
“Bashkë me planin urbanistik dhe planet e mëdha me të cilat po ecim, ne nuk do të harrojmë për asnjë çast nevojat e mëdha që ky qytet ka për shkak të problematikës së madhe që është përballur dhe krahas këtij investimi që shikoni, ne nisim këtë fundjavë projektin e riparimit të 88 rrugëve të tjera të qytetit që do t’i bashkëngjitet 100 rrugëve që ne riparuam në periudhën mars-prill. Pra gjithsej 188 rrugë të qytetit do t’u nënshtrohen procesit të riparimit. Jam i ndërgjegjshëm që këto 188 rrugë janë vetëm një fraksion i vogël i nevojave të qytetit. Por të gjithë duhet ta kuptojmë që në 10 muaj nuk mund të zhbëjmë apo të ndreqim atë që nuk është bërë në dhjetëra vite. Por ju siguroj që në këto 10 muaj dhe në muajt e ardhshëm ne do të hedhim hapa të mëdhenj përpara, në drejtim të cilësisë së jetës së qytetarëve në lagjet ku jetojnë”, tha Basha.
/Start/
2012-05-12 15:01