Tepelenë, përplaset benzi, vdes drejtuesi
TEPELENE-Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot pasdite në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Policia bëri të ditur se pranë liqenit të Vrioit një automjet tip Benz Mercedes ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin ndarës.
Si pasojë drejtuesi i automjetit, emri i të cilit ende nuk dihet ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte drejtuesi i benzit.
(d.b/BalkanWeb)