Durrës, 20-vjeçarja var veten 3 ditë pas të dashurit

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Durrësit e cila saktëson se Daniela Margjeka, 20 vjeçe, u gjet e vetëvarur në një pemë në lagjen Kodër Vilë në qytetin e Durrësit.
“Po ikinga kjo jete duke ia dedikuar këtë akt te dashurit tim te vetëflijuar, Avdullait”, shkruhet në letrën e gjetur në xhepin e 20-vjeçares nga Tropoja, studente në Universitetin e Durrësit.
Policia sqaron se Margjeka ishte e dashura e 23-vjeçarit nga Peshkopia, Avdulla Cenga, i vetëvarrur tre ditë më parë në ambientet e jashtme të banesës ku jetonte me qira në Durrës. Dy të dashuruarit kishin pasur një konflikt në ditët e fundit të jetës.
Fillimisht, vetëvarja e studentit 23-vjeçar u raportua të ishte pasojë e depresionit, por vetëflijimi i të dashurës së tij tre ditë më pas bëri që Policia e Durrësit të ngrejë një grup hetimor për ngjarjet e rënda që kanë tronditur qytetin bregdetar./Start/
2012-05-12 11:00