Kapen 350 kg kanabis në Gjirokastër, dy në pranga

Sipas departamentit të antidrogës pranë policisë së Gjirokastrës, operacioni u zhvillua në rrugën rurale Gjirokastër-Golem, atje ku është pikasur lëvizja e mjetit me targa SR 2690 B.
Pas ndjekjes për disa orë policia mundi ta bllokojë atë dhe gjatë kontrollit u zbulua sasia e drogës si dhe u bë arrestimi i dy personave, Vezir Thanasi nga Rexhina e Tepelenës (drejtues i automjetit) dhe i Lorenc Sadikajt nga Vlora.
Burime pranë policisë së Gjirokastrës bëjnë me dije se droga ishte blerë në Lazarat dhe destinacion përfundimtar kishte Italinë.
Policia e Gjirokastrës vazhdon me fazën e dytë të këtij operacioni./Start/
2012-05-12 10:33