E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-policët: Si u takuam me Avdyl Loshajn

 

TIRANE – Dy ish-punonjës të policisë së Sarandës treguan dje përpara gjykatës se si Avdyl Loshaj u ishte prezantuar në vitin 1995 atyre si një fotoreporter nga Austria. Ishte vizita e “turistit” ajo që do të bënte që Ardian Muhon, një ish-epror në policinë e Sarandës, të takohej me Ziso Kristopulin në lokalin e tij në Ksamil. Ai pohoi se personi i prezantuar me emrin Armando fliste vetëm në anglisht dhe se kishte ardhur si turist në Sarandë. Ndërsa i ka kërkuar edhe mundësimin e një automjeti, Muho e ka drejtuar te një vartës i tij, Stefan Vasili. “I thashë atij që të merrej, meqenëse austriaku ishte i interesuar për të lëvizur me makinë dhe kërkonte edhe siguri, pasi ishte i terrorizuar”, pohoi Muho përpara gjykatës. Ndërsa në dëshminë e tij, vetë Vasili u shpreh se, “unë i shërbeja me makinën time gjatë ditëve të pushimit përkundrejt pagesës”. Sipas dëshmitarëve, takimi me Kristopulin ishte bërë kur ata të dy kishin shkuar për një kafe në lokalin e këtij të fundit në Ksamil. Ndërsa dëshmitari Ismet Xhinari, ish-nëndrejtor i administratës në SHIK-un e Tiranës, pohoi para gjykatës se nuk kujtonte asgjë në lidhje me ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›