E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtarët e Delijorgjit gjyq me KLD-në më 7 janar

 

TIRANE - Tre gjyqtarët e Apelit Ushtarak të shkarkuar për pafajësinë e Delijorgjit do të përballen me KLD-në në Gjykatën e Lartë më 7 janar të vitit të ardhshëm. Shaqir Gradica, Ylli Minka dhe Naum Pejo menjëherë pas shkarkimit në 28 tetor të këtij viti iu drejtuan Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar vendimin e largimit të tyre nga detyra. Këshilli, argumentoi atëherë, se tre gjykatësit ushtarakë kanë kryer shkelje të rëndë të dispozitave urdhëruese procedurale në gjykimin e çështjes penale dhe padisë civile ndaj të pandehurit Mihal Delijorgji. Procedimi disiplinor për tre gjyqtarët, që kanë gjykuar të komanduar në Apelin e Durrësit në dhjetor të vitit të kaluar ishte paraqitur në KLD nga ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, rreth dy muaj para se të shqyrtohej, por që kishte mbetur pa u shqyrtuar, pasi nuk ishte futur në rendin e ditës të disa mbledhjeve radhazi. Gjithashtu, ministri i Drejtësisë, kërkoi shkarkimin e tre gjykatësve, duke u mbështetur në një raport kontrolli të inspektoratit të KLD-së, menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit. Delijorgji është shpallur i pafajshëm vetëm pak minuta para se të lidhte kontratën fitimprurëse të demontimit të municioneve të rënda në Gërdec, zbatimi i së cilës u kthye në një tragjedi me 26 të vdekur dhe 300 të plagosur.                          fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›