Ish-polici bashkiak, në gjyq për korrupsion me shtesat pa leje

Foto Ilustruese
TIRANE – Një ish-efektiv i Policisë Bashkiake dërgohet i pandehur në Gjykatë me akuzën e korrupsionit. Më 19 shtator 2012, Prokuroria ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës dosjen penale me të pandehur shtetasit Arbit Metushi dhe Fatos Jana, të cilët akuzohen se kanë kryer veprat penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Dosja penale do të shqyrtohet nga gjyqtarja Shefkie Demiraj. Sipas hetimeve të Prokurorisë, dosja penale është hapur pasi në datë 26 dhjetor 2011 shtetasi me iniciale M.A ka denoncuar në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Tiranë, kërkimin e një shume 80.000 lekë, nga dy punonjës të Policisë Bashkiake.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)