Rikthehen 20 policët e pezulluar

I arrestuari Agim Kollçaku, i cili i hodhi qese me miell makinës së Kryeministrit Sali Berisha
Tiranë, masat e përkohshme u morën pas goditjes me qese mielli të eskortës së Berishës te Parlamenti.
Efektivat e Komisariatit Nr. 1 u ndëshkuan me 7 ditë pa pagë.
Rikthehen në detyrë 20 efektivat e Komisariatit Nr.1 të Tiranës, të cilët u pezulluan 10 ditë më parë, për shkak të incidentit me eskortën e Kryeministrit Sali Berisha. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm Hysni Burgaj, 20 policët e Komisariatit 1 u pezulluan pasi nuk morën masat e nevojshme për garantimin e sigurisë, duke shkaktuar incidentin e të përndjekurve, me eskortën e Kryeministrit që u godit me miell. Masa e pezullimit të përkohshëm është bërë në zbatim të rregullores së disiplinës së Policisë së Shtetit, për mosveprim dhe për këtë arsye ata u ndëshkuan me masën “pezullim pa të drejtë page për 7 ditë”.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)