Kaos në autostradë, humbin jetën tre veta, 12 plagosen

Makinat që u përfshinë në aksident dje në Gjirokastër
Viktimë një mjek i spitalit, si dhe 2 pasagjerë të një furgoni të Sarandës.
Gjirokastër-Kakavijë, hyrja e gabuar përplas tri makina.
Tre të vdekur dhe 12 të plagosur. Ky është bilanci tragjik i aksidentit të djeshëm në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:45 minuta në kthesën e fshatit Vanistër, rreth 10 km në jug të Gjirokastrës. Dyshohet se një manovrim i gabuar i Entela Bitrit, e cila drejtonte një makinë “Ford” me targa të Tiranës, ka bërë që në aksident të përfshiheshin edhe dy automjete të tjera, përkatësisht një furgon me 10 pasagjerë që shkonte në drejtim të Sarandës, si dhe një “Renault” që lëvizte nga Kakavija në drejtim të Gjirokastrës. Përplasja ka qenë fatale, aq sa ka provokuar lëndime të rënda, sidomos në furgonin që ishte i tejmbushur me pasagjerë. Deri në orët e mbrëmjes, Policia e Gjirokastrës nuk kishte dalë me një version zyrtar të shkaqeve që sollën incidentin automobilistik, ndërsa po hetohet ende.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)