E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-presidenti Topi zyrtarizon rikthimin në politikë, por jo pozicionin në FRD

Tiranë- Ish-presidenti i vendit, Bamir Topi nuk pohoi të ketë marrë ftesë për të qënë kryetar i Frymës së Re Demokratike, por ajo çka është tashmë zyrtarisht e sigurt, është angazhimi i tij në këtë parti dhe rikthimi i tij në arenën politike shqiptare.

Në një deklaratë për median, pas takimit që Zoti Topi pati me kreun e grupit nismëtar të FRD-së, Gazmend Oketa tha se takimi i rradhës do të jetë në selinë e re të FRD-së, dhe do të vë pikat mbi i angazhimit të tij.

Unë e konsideroj këtë takim si hapin e parë publik të procesit të zyrtarizimit të rikthimit në politikë. Më vjen shumë mirë që në përgjigje të ftesës së tyre, unë këtu para jush për ta bërë këtë akt zyrtar dhee publik. Takimi tjetër do të jetë në selinë e re të FRD-së , një forcë e re politike e cila në projektin politik e ka bërë tashëm të qartë që do të jetë në funksion të plotë të aspiratës qytetare,- deklaroi Topi.

Duke iu përgjigjur interest të gazetarëve nëse ai kishte marrë ftesën për të qënë kryetar i kësaj partie, Topi u shpreh: Nuk jemi futur në këto terma. Unë në vendimarrjen politike rikthehem si misionar në politikë dhe nuk e lidh këtë me një pozicion të caktuar, këtë do t`ia lëmë të ardhmes,- deklaroi ai.

Ish-kreu i vendit ka rithkesuar nevojën për rotacioni të pushtetit që sipas tij vjen nëpërmjet zotës së popullit dhe ripërsëriti nevojën që ndryshimi të konsistojë në forcat e reja politike dhe jo në ato që ai i cilësoi të vjetra dhe zhgënjyese.

Të njëjtin qëndrim përsëriti edhe Zoti Oketa, i cili ndër të tjera tha se kontributi i Zotit Topi në FRD do të jetë një aset i sthuar i kësaj partie, që siç kishte shprehur edhe më parë do të bëjë aleancë më qytetarin dhe me asnjë forcë politike.

I pyetur nëse do të ketë deputetë të tjerë të djathtë që do t`i bashkohen kësaj force politike, Zoti Oketa tha se kjo është në funksion të vullnetit të tyre politik.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›