E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët, mes etikës dhe mos ndëshkimit për gabimet në dëm të jetës

—-Nga Matilda Alku—-

Tiranë- Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo i tërhoqi veshin ditë më parë bluzave të bardha për rritjen e cilësisë së shërbimit dhe etikën e personelit shëndetësor.

Sigurisht që në asnjë nga deklaratat e kreut të këtij dikasteri por edhe pararendësve të tij, nuk përmenden dëmet e përditshme që pikërisht mungesa e cilësisë së shërbimit dhe pakujdesia në mjekimin e pacientëve, i detyron shumë prej tyre t’i drejtohen gjykatës së Tiranës, duke paditur institucionet spitalore dhe kërkuar dëmshpërblim për dëmtime serioze të shëndetit të tyre.

Në Gjykatën e Tiranës paditë e ngritura kundër institucioneve spitalore për dëme të shkaktuar ndaj shëndetit, numërohen me gishta. Dhe kjo nuk lidhet me shërbimin model nëpër spitalet tona, sepse faktet tregojnë krejt të kundërtën, madje ka patur edhe raste të humbjes së jetës. Qytetarët shqiptarë shpesh nuk dinë në cilën derë të trokasin, dhe përballë dëmeve që u shkaktohen ato zgjedhin të heshtin.

Të paditur në Gjykatën e Tiranës nuk janë vetëm institucionet spitalore publike, por edhe ato private shpesh të njohura nën siglën e institucioneve ku shërbimi është shumë i mirë dhe ku pacientët për hir të së vertetës paguajnë fatura të kripura për kurimin e tyre.

Spitali Amerikan i Tiranës rezulton një nga të paditurit në gjykatë, për mjekim të pakujdësshëm dhe dëmtim të rëndë të shëndetit të pacientit.

Shtetasja E.R ka depozituar në Gjykatën e Tiranës me datën 28 Shkurt të këtij viti një padi shkaktim dëmi kundër Spitalit Amerikan të Tiranës. Në padinë e saj shtetasja prentendon se i është shkatuar dëm i rëndë në shëndetin e sj nga mjekimi i pakujdesshëm dhë për këtë ajo kërkon dëmshpërblim në masën 5 milion lëkë.

Deri më tani çështja gjyqësore ka kaluar në 7 seanca, që të gjitha të shtyra, ndërkohë që seance e rradhës është më datën 25 Shtator.

Pak muaj më parë IDEA publikoi rastin e një 30- vjeçareje që kishte paditur Spitalin Amerikan në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të pariparueshme që ka pësuar si pasojë e një operacioni të kryer për heqjen e tiroideve.

Vajza pretendon në padinë civile se në vitin 2010 ka kryer një vizitë mjekësore ne këtë spital dhe i është rekomanduar nga stafi i Spitalit Amerikan se do ishte më mirë që ajo te kryente një operacion dhe tiroidet t’i hiqeshin.

Ajo ka kryer operacionin dhe pas disa ditë më vonë, 30- vjeçarja me inicialet E.R, pretendon se ka filluar të ketë shqetësime. Paditësja shton se në muajin Maj ka kryer një vizitë tjetër në Spitalin Amerikan të Tiranës dhe aty i është komunikuar se nga operacioni i është dëmtuar korda e majtë në mënyrë të pariparueshme.

Për këtë pacientja, në Shkurt 2012- ës i është drejtuar gjykatës civile të kryeqytetit me padi shkakim dëmi, ku dhe kërkon shpërblimin e dëmit pasuror dhe jo pasuror shkaktuar nga dëmtimi i rëndë i shëndetit nga mjekimi i pakujdesshëm nga mjekët një këtë spital.

Qartësisht apeli i Ministrit Tavo për rritje të cilësisë së shërbimit dhe kujdesit mjeksor, nuk duhet të shkonte vetëm për institucionet spitalore publike por edhe për ato private që edhe pse nuk ndajmë të njëjtat tarifa shërbimi dhe të njëjtën infrastrukturë, faktet tregojnë që ndajnë të njëjtën sasi gafash në dëmtimin e shëndetit të qytetarëve shqiptar.

Dy vjet më parë një vajzë nga Pogradeci humbi jetën pas një mjekimi të pakujdesshëm në Spitalin Francez në QSUT. Por me gjithë arrestimin e bujshëm të mjekut, gjykata e liroi atë si të pafajshëm.

Qytetarët kërkojnë të drejtën e tyre edhe në dyert e spitaleve, por rrallë ndodh që ta gjejnë atë pasi gjykatat, i zvarrisin proceset deri në pafundësi ose vendosin në dëm të tyre duke u dhënë të drejtë sipërmarrësve privatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›