Guardiola i lumtur me ‘bebet e Barcelonës’

Të rinjtë e Barcelonës shkëlqyen në fitoren 4-0 ndaj BATE Borisovit në ndeshjen e tyre të fundit në Grupin H të Ligës së Kampionëve.
Paraqitja e tyre është lavdëruar nga trajneri Pep Guardiola por edhe mediet spanjolle që i përshkruan si ‘bebet e Barcelonës’. Strategu i gjigantit katalan aktivizoi shtatë futbollistë nga ekipi i të rinjve në formacionin bazë kundër BATE-s. Ata e shpaguan besimin dhe siguruan fitore bindëse.
“Nuk është lehtë të aktivizoni shtatë djelmosha nga ekipi i tyre. Ata janë futbollistë të talentuar dhe shpresoj që mundtë ndihmojnë Barcelonën në të ardhmen”.