Greqia ka fonde vetëm për muajin korrik

Kriza në Greqi
Kryeministri i përkohshëm grek, Panajotis Pikramenos, pas kthimit nga samitit i fundit në Bruksel ka takuar presidentin Karolos Papulas.
Pikramenos i ka përcjellë mesazhin presidentit se udhëheqësit europianë dëshirojnë që Greqia të qëndrojë në Eurozonë, por ndërkohë presin që Athina të vijojë angazhimet e saj për paketën e shpëtimit.
Zyrtarë grekë të ekonomisë dhe bankierë të ndryshëm ndërkombëtarë prej disa ditësh japin alarmin se pa fondet e ndërkombëtarëve Greqia ka para të mjaftueshme vetëm për dy muaj dhe mund të falimentojë brenda muajit korrik.
Pas orëve të gjata bisedimesh liderët e BE-së i kanë kërkuar Greqisë që të mos heq dorë nga reformat e masave të kursimit dhe programi i kreditimit.
/Albanians.gr/
Përgatiti: E.L