Lirohen nga burgu i Beogradit 5 shqiptarë

Shqiptarët e arrestur, foto arkiv
Pesë nga tetë shqiptarët e arrestuar ditë më parë në Bujanoc janë liruar sot nga Burgu i Beogradit.
Disa prej të arrestuarve shqiptarë që mbaheshin në burgun e Beogradit janë liruar sot dhe nuk dihet nëse do të lirohen edhe tre të arrestuarit shqiptarë, që sipas analistëve po mbahen padrejtësisht në burgun e Beogradit.
Të gjithë të burgosurit janë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare, të cilët prokuroria serbe i akuzonte për krime lufte të kryera në periudhën kohore gjatë luftës në Luginën e Preshevës. /Presheva Jonë/
Përgatiti: E.L