E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joakim Gauk është Presidenti i ri i Gjermanisë

Joakim Gauk është zgjedhur presidenti i 11-të i Gjermanisë, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ish-pastori luterian ka fituar 991 vota në favor të tij, në asamblenë e veçantë të deputetëve.

Gauk, 72-vjeçar, ka qenë aktivist për të drejtat e njeriut dhe është shquar për rolin e tij në rrëzimin e regjimit komunist në Gjermaninë Lindore.

Ai pason ish-presidentin Kristian Vulf, i cili dha dorëheqjen për shkak të akuzave për afera korruptive.

Pozicioni i presidentit në Gjermani, megjithatë, është kryesisht një post ceremonial.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›