E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-pronarët, ja kush kompensohet

Miratohet lista e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që shpërblehen si rezultat i prekjes nga ndërtimet informale

TIRANË- Qeveria miraton listën e parë të pronarëve të pasurive të paluajtshme, prone private, që shpërblehen si rezultat i prekjes nga ndërtimet informale. Përmes një vendimi të posaçëm, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe sipërfaqet takuese të këtyre pasurive. Agjencia e Legalizimit të Zonave Informale, depozitoi pak ditë më parë pranë kryeministrisë listën e parë të ish-pronarëve të cilët do të shpërblehen si rezultat e zënies së pronës nga ndërtimet informalenë qarqet e Tiranës, të Shkodrës, Vlorës dhe Elbasanit. Sipas vendimit të djeshëm, pronarët e pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale, do të shpërblehen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për sipërfaqen 57 .3 m2, tokë truall, me vlerë të përgjithshme 252 074 670, 24 (dyqind e pesëdhjetë e dy milionë e shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë) lekë. Vlera e përgjithshme për shpërblimin do të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave. Do të jetë pikërisht zyra qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që do të kryejë ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme, për kalimin e pasurisë së paluajtshme të kompensuar, në pronësi të shtetit. Prej disa ditësh, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ka bere gati listën duke përcaktuar edhe emrat e ish-pronarëve përfitues dhe masën e shpërblimit. Megjithatë, burimet saktësuan se gjatë mbledhjes së djeshme është miratuar vetëm një pjesë e listës së ish-pronarëve përfitues nga tonat e zëna si rezultat i ndërtimeve informale. Kjo duket qartënë rast se krahasohet lista e ish-pronarëve të paraqitura nga katër qarqet me atë që ka miratuar dje Këshilli i Ministrave. Ndryshe nga sa pritej, lista është përgjysmuar, duke vendosur që kësaj here anëtarët e Këshillit të Ministrave të kalojnë vetëm një pjesë, ndërsa pjesa tjetër në një mbledhje të mëvonshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›