E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi i popullsise, Meidani dhe Xhufi, kunder

Regjistrimi i popullsise, mund te perdoret politikisht per arsye aspak pozitive. Ne kete perfundim, u arrit diten e djeshme ne tryezen e organizuar nga Partia G 99, mbi regjistrimin e popullsise mbi baza etnike dhe fetare. Gjate tryezes ku te ftuar ishin akademike, politikane por edhe ish-presidente te vendit, u fol gjate se nje veprim i tille le vend per abuzime te medha. "Nje perkatesi etnike e vete deklaruar pa u shoqeruar me dokumente perkatese te origjines etnike, behet problematik dhe aspak realist ", u shpreh ish presidenti i vendit, Rexhep Meidani. Nderkohe qe historiani Pellumb Xhufi, u shpreh se me nje regjistrim te tille, mbi baza fetare dhe etnike, e shkel hapur Kushtetuten por edhe ligjet nderkombetare. Kritike u shpreh edhe ish drejtoresha e INSTAT-it, Milva Ikonomi, e cila theksoi se menyra e pyetjeve por edhe kostoja e regjistrimit, lene dyshime te medha. Aktualisht ne baze te vendimit te qeverise, ne vitin 2011, do te nise regjistrimi i popullsise shqiptare, i cili do te realizohet ne baze te deklaratave individuale qe do te bejne gjithsecili mbi perkatesine fetare dhe etnike. Madje per te realizuar regjistrimin, eshte ngritur edhe nje komision i posacem, i cili drejtohet nga Ministri i Shtetit, Genc Pollo. Nderkohe qe Presidenti Topi dhe kryeministri Berisha, kane pritur kryetarin e Akademise se Shkencave te Malit te Zi, prof. Momir Djurovic, me te cilin kane diskutuar ne lidhje me bashkepunimin mes dy vendeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›