E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD e PS nuk terhiqen nga qendrimet, frenohet Topi

Presidentit Bamir Topi, duket se i ka mbetur tashme ne "dere", thirrja e tryezes politike mes lidereve te Partise Demokratike dhe asaj Socialiste, per daljen nga kriza politike. Nga miratimi i rezolutes ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes per Shqiperine, dy kampet politike jane shprehur te gatshem per dialog ne tryezen e thirrur nga kreu i shtetit, por qendrimet e tyre ndryshojne thellesisht se si duhet te dalin nga kjo krize politike. Partia Socialiste dhe vete kreu i saj, Edi Rama, ka bere te qarte se rikthimi ne Kuvend i opozites dhe dialogu, varen teresisht nga hapja e kutive te votimit. Nderkohe qe kryeministri Berisha, teksa ka shprehur gatishmerine per nje tryeze te organizuar Topi, brenda formatit te kerkesave kushtetuese, ka bere te qarte se ai dhe mazhoranca jane te gatshem per hetim te zgjedhjeve, sipas rezolutes se Keshillit te Evropes, por kutite e votimit nuk do te hapen. Ky hendek i madh, duket se ka paralizuar edhe Presidentin Topi, i cili ende nuk po planifikon te therrase ne tryeze dy lideret politike. Ne rezoluten e Asamblese Parlamentare te KiE-se, kreu i shtetit inkurajohet qe te jete negociatori, ndermjetesi duke u vleresuar se qendron mbi palet dhe eshte garant i Kushtetutes se vendit, qe te inicioje kete tryeze dialogu mes PD dhe PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›