Ministri i Mbrojtjes: Do te luftojme deri ne fund per hapjen e dosjeve
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, u shpreh dje se mazhoranca dhe qeveria, do te luftojne deri ne fund per ligjin per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. "Ceshtja e lustracionit, eshte nje ceshtje me karakter te theksuar politik per te cilin mazhoranca ka pasur nje angazhim serioz dhe te plote, per te cilin ka bindjen e saj dhe per te cilin ajo do te luftoje", tha dje ministri. Dy dite me pare, mazhoranca dha sinjalin se PD do te hartoje nje ligj te ri per dosjet dhe se vendimin e gjykates do ta ankimoje ne Gjykaten per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg.