Prokuroria: Hetim qendres se Policanit
BERAT- Denoncoi dy vite me pare bashkine e qytetit te Policanit, per pengese ne mbarevajtjen e qendres qe drejtonte, por tashme do te jete nen hetim per abuzim me fondet. Ish-drejtoresha e Qendres se Trajtimit te Femijeve ne Gjakmarrje ne qytetin e Policanit, Liljana Luani, pas shume debateve te zhvilluara ne lidhje me perdorimin e fondeve dhe shkarkimit nga detyra, do te jete nen hetim nga Prokuroria e Beratit. Ndersa drejtoi kete qender per mese dy vjet dhe deklaroi ditet e fundit mbylljen, si rezultat i mungeses se fondeve per mbajtjen e femijeve, aktiviteti i Luanit do te kaloje nen siten e organit te akuzes qe dyshon per akuzen e "shperdorimit te fondeve". Prej disa ditesh prinderit kane terhequr femijet nga Qendra, nga frika dhe te alarmuar nga trajtimi qe u eshte bere.
Burime zyrtare prane organit te akuzes ne qytetin e Beratit bene dje me dije se ceshtja e veprimtarise se Qendres se Femijeve ne Gjakmarrje nuk eshte e pa njohur per kete institucion dhe se, skandali plasi vetem ditet e fundit. Prej me se dy vitesh ne dosjet e prokurorise se ketij rrethi ndodhet dhe ceshtja e aktivitetit te qendres te femijeve ne gjakmarrje dhe menaxhimi i fondeve. Burime brenda organit te akuzes bejne me dije se hetimi ndaj drejtuesve te qendres se trajtimit te femijeve ne gjakmarrje nisi pas denoncimit nga vete drejtuesja Liljana Luani. Kjo e fundit, me 18 dhjetor 2007, denoncoi ne prokurori drejtuesit e pushtetit vendor, bashkia Polican, per bllokim te fondeve dhe pengim te mbarevajtjes se punes ne kete qender. Mesohet se hetimet jane shtrire ne tre drejtime, duke nisur nga burimi i fondeve dhe deri tek shpenzimi i tyre, ministri, bashki dhe shoqate. Pas ngjarjeve te diteve te fundit, sipas burimeve te organit te akuzes, jane intensifikuar hetimet ne lidhje me aktivitetin e qendres dhe transparencen per shpenzimet.
Behet e ditur se do te kalojne nen kontroll e verifikim te gjitha dokumentacionet e hyrjeve dhe daljeve qe kane te bejne me fondet per aktivitetin e Qendres. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ne mjaft raste, ka shkelje te abuzimit me fondet, por nuk cilesohen se kush jane te dyshuarit. Ditet e fundit nga Qendra e Trajtimit te Femijeve ne Gjakmarrje u larguan thuajse te gjithe femijet, qe u moren nga prinderit pas mosmarreveshjeve te Liljana Luanit me Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, nga ku u emerua nje drejtues tjeter, nen varesine e kesaj ministrie. Si pasoje i mosmarreveshjeve qendra mbeti pa fonde dhe ushqime, duke rrezikuar rreth 30 femije qe trajtoheshin aty.
Luani: Femijet u larguan pas ikjes time
Ish-drejtoresha Liljana Luani deklaroi gjate diteve te konfliktit me Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, se kishte denoncuar skandalin e para dhe se nuk i jepeshin fondet. Gjithashtu ajo shpjegoi se keta femije ishin marre nga qyteti i Shkodres prej saj nen besen e plote te prinderve, por ndaj tyre nuk u tregua vemendja e duhur. Luani e shpjegoi terheqjen e femijeve nga Qendra si pasoje e largimit te saj nga detyra, ndersa prej disa ditesh eshte kthyer ne qytetin e Shkodres ku dhe jeton. Hetimet e prokurorise do te zbardhin pozicionin e ish-drejtoreshes ne kete ceshtje.
Erjola Hazizolli