E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ne Kucove Te punojme per te permbushur axhenden integruese

Presidenti i vendit Bamir Topi ka qenë sot në qytetin e Kuçovës ku dhe është shprehur se të gjithë duhet të punojnë me përkushtim për të përmbushur axhendën integruese të vendit ashtu siç dhe ka kërkuar Bashkimi Europian.

Aty ai ka dekoruar me urdhrin “Nënë Tereza”, Stanisllav Zuber, profesorin polak i cili ka dhënë kontributin e tij në studimin gjeologjik të naftës dhe gazit në vendin tonë veçanërisht në qytetin e Kuçovës.

Kurse në takimin me kryetarin e baskisë, Topi ka vlerësuar kontributin e profesorit të njohur në fushën e gjeologjisë, Stanisllav Zuber për studimet gjeologjike në gaz dhe naftë veçanërisht në qytetin e Kuçovës.

Më pas, dhe në bashkëpunim me ministrin e kulturës dhe trashëgimisë polake Zeroviç ka zbuluar bustin e vendosur për nder të tij në qendër të qytetit.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›