E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozitaret do te takohen zyrtarisht neser per te diskutuar

Opozitarët do të takohen zyrtarisht nesër për të diskutuar mbi çështjet kryesore që i shqetësojnë dhe për të dalë në një qëndrim të përbashkët dhe të koordinuar.

Në mesditë, pritet që kryesocialisti Edi Rama të takohet me aleatët e tij më të vegjël për të diskutuar mbi 3 tema kryesore.

Mesazhi që përcolli Bashkimi Europian përmes Progres-Raportit, përgjegjësitë dhe reflektimi që duhet të pasojnë këtë raport.

Temë tjetër e diskutimit do të jetë pakti prej 10 pikash i propozuar nga Edi Rama dhe në fund, çështja më kryesore që përmban qëndrimet e secilit prej politikanëve opozitarë, për reformën zgjedhore.

Kjo pikë pritet të marrë më shumë kohë edhe për shkak të interesit të drejtpërdrejtë që përmban për secilën nga partitë opozitare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›