E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol në minierën e Bulqizës, nuk ka të lënduar

BULQIZE- Pasditen e sotme, në minierën e Bulqizës është vënë një sasi e konsiderueshme tritoli. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40. Mësohet se tritoli është vënë në galerinë 12 të kësaj miniere, në zonën D të saj.

Nga burimet në vendin e ngjarjes mësohet se shpërthimi ka qënë i fuqishëm, por nuk ka asnjë të lënduar në minierë. Në momentin e shpërthimit në galeri nuk ka pasur minatorë.

Ndërkohë që bëhet e ditur se hyrja e minierës është bllokuar nga shpërthimi. Policia e Bulqizës ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe sipas saj personi që ka vendosur tritolin nuk është identifikuar ende.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›