E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, banda shqiptaro- ruse në hetim për vjedhje të kartave të kreditit

AUKLEND-  Një bandë shqiptaro- ruse akuzohet për vjedhjen e mijëra kartave të kreditit në SHBA dhe në Zelandën e Re. Lajmi publikohet nga gazeta “The Herrald” dhe i referohet një hetimi bankar. Vjedhja është konstatuar fillimisht në makineritë e pagesave në qendër të Auklend të Zelandës së Re.

Hetimi është kryer nga Westpac Bank me ndihmën e këshillit të qytetit të Auklendit.

Banda shqiptaro ruse përdoret adresa të ndryshme të internetit për të maskuar identitetin.Mijëra njerëz janë ankuar për vjedhjen e akrtave të tyre të kreditit që përdoren në mënyre false në supermarkete.

Mendohet se në këtë vjedhje janë përfshirë 100 mijë karta krediti. Gazeta shkruan se bandat ruse e të europës lindore dominojnë krimet me mashtrime kompjuterike. Ata shpesh drejtohen ga ish agjentë të KGB-së që rekrutojnë hakera të ri ëpr të vejdhur karta krediti dhe llogari bankare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›