Mesazhi i Topit: Pa komunikim civil s'ndërtohet e ardhmja
TIRANE- Presidenti i vendit Bamir Topi ka bërë thirrje për të lënë pas varfërinë shpirtërore dhe për të zhvilluar komunikim njerëzor duke i shërbyer kështu të ardhmes së vendit.
Apeli i kreut te shtetit vjen një ditë pasi Kryeminisri Berisha drejtoi nga foltorja e Kuvendit fyerje personale ne drejtim te liderit te opozites Edi Rama.
Duke preferuar të mos flasë për politikën, sot në ditën e Kurban Bajramit, presidenti i Shtetit ka përcuar për të gjithë, dhe në mënyrë indirekte dhe për politikanët mesazhin diplomatik se “Pa komunikim njerëzor dhe pa komunikim civil nuk ndërtohet e ardhmja”.
Menjëherë pas takimit me krerët e komunitetit mysliman me rastin e Kurban Bajramit, presidenti i përcolli të gjithë myslimanëve mesazhin e urimit.
“Është një ditë ku të gjithë duhet të inspirohen për rritjen e begatisë së shpirtit kundrejt varfërsisë shpirtërore që dita ditës të lëma pas. Këtë mesazh dua tia jap jo vetëm myslimanëve që jetojnë në Shqipëri, por dhe në Maqedoni, Kosovë, etj të cilët e kanë ndërtuar jetën mbi bazën e filozofisë myslimane që është filozofi e paqes e komunikimit njerëzor, dhe kjo do të ndihmonte shumë dhe për rregullimin e aspekteve shoqërore të domosdoshme për të ngritur një të ardhme shumë më të mirë që jemi sot.”
(s.g/BalkanWeb)