Ish-të burgosurit politikë vlerësojnë vendimin për kthimin në muze të burgut të Spaçit
05-09-2011 / Gazeta 55
Në Shkodër, ish të burgosurit politikë të periudhës së diktaturës, vlerësuan dje vendimin më të fundit të qeverisë shqiptare për kthimin në muze të burgut famëkeq të Spaçit. Ndërkohë ata kërkuan përshpejtim të procedurave për dhënien e dëmshpërblimit për vitet që kaluan nëpër burgjet dhe kampet e internimit të regjimit komunist. Shoqata e ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politike e Shkodrës është me e madhja në Shqipëri dhe disa herë ajo ka qenë nismëtare e përpjekjeve të kësaj shtrese për integrim.