Pas Edi Ramës, pritet që një editorial në mbështetje të Wikileaks ta shkruajë edhe Bamir Topi

SHBA e ka dënuar zyrtarisht publikimin e pautorizuar të korrespondencës së saj diplomatike, por në Tiranë, jo vetëm një jopolitikan i deklaruar si Edi Rama entuziazmohet nga Wikileaks-i. Edhe kryetari i shtetit shqiptar Bamir Topi ka respekt për rrjedhjen e informacionit dhe deklaron se do të shprehet së afërmi për kabllot spiune që kanë subjekt Shqipërinë
“E lënë të hapur që në ditët në vazhdim të bëjmë komentet tona”.
Ky ka qenë reagimi i djeshëm i Presidentit Bamir Topi, lidhur me komentet e pritshme të tij për përmbajtjen e kabllogrameve të Wikileaks.
Me këtë paralajmërim Presidenti Topi na ka bërë me dije se së shpejti do të kemi “fatin e madh”, të lexojmë ndonjë editorial të mundshëm e të mësojmë edhe komentin e vlerësimin e tij për kabllogramet e Wikileaksit.
Me Bamir Topin arrin në dy numri i politikanëve, “jo vetëm shqiptarë, por edhe më gjerë në rajon e në botë”, që i marrin seriozisht ndoca kabllograme të Wikileaksit. Sa për kujtesë, në këtë dyshe, Bamir Topi nuk ka si të merret i veçuar nga Edi Rama...
Biles është ky (Edi Rama), i pari, që “i shtiu ndër mend” Presidentit Bamir Topi, se ka edhe editoriale, si mënyrë për komentuar e vlerësuar përditësimet e ndoca mediave shqiptare, këtë herë nën siglën Wikileaks.
Në qoftë se, sikurse paralajmëroi vetë Presidenti dje, ai “ka ndër mend” vërtetë të komentoi e vlerësojë kabllogramet e Wikileaksit, atëherë me këtë pritshmëri, ai do të tejkaloi edhe Edi Ramën, “aleatin” e tij të ri politik, të zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2013. Këtë tejkalim, sipas pritshmërisë ai besohet se do e tejkaloi, se ndërsa Edi Ramës i falet në një farë mase, se në fund të fundit, nuk është asgjë më shumë se sa një kryetar partie opozitare, të cilat vetëm në Shqipëri numërohen me dhjetëra, Bamir Topi është i vetmi dhe i pari, drejtues i lartë shteti “jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë nëpër botë”, i cili paska “mendje të keqe” për “të lënë të hapur (mundësinë) që në ditët në vazhdim të bëjë komentet e tija” për kabllogramet e Wikileaksit.
Ndërkohë, që “homologët” e tij amerikanë, gjermanë, francezë, italianë..., etj..., etj..., së fundi edhe austriakë, në më të paktën e reagimeve të tyre, i kanë injoruar kabllogramet e Ëikileaksit dhe në më të shumtën i kanë denoncuar ato, Presidenti Bamir Topi, a thua se “po ngrihet mbi palët”, po përgatitet t’i komentojë ato, pse jo edhe ti velërsojë maksimalisht..., sepse këtë ka bërë edhe “aleati” i tij i ri politik, Edi Rama.
Por, me gjithë “ndarjen”, apo tejkalimit që i bën Edi Ramës, Bamir Topi bashkohet me atë në një pikë... Kur të dy, bëjnë sikur nuk kuptojnë se edhe gazeta më prestigjioze në botë, sikurse, “New York Times”, “El Paso”, “The Guardian”, “Der Spiegel” dhe “El Pais”, bashkërisht, publikisht kanë shpallur ndarjen me Ëikileaks, duke bërë të ditur, injorimin e kabllogrameve të tij.
Për Bamir Topin, por edhe për Edi Ramën, nuk kanë rëndësi se si i injorojnë dhe denoncojnë, kabllogramet e Ëikilekasit, liderët botërorë amerikanë, gjermanë, francezë, italianë..., etj..., etj..., së fundi edhe austriakë...
Për Bamir Topin dhe Edi Ramën, nuk ka kurrfarë rëndësie as injorimi dhe shpërfillja, me të cilat përcjellin kabllogramet e Wikileaksit, mediat prestigjioze botërore, sikurse “Neë York Times”, “El Paso”, “The Guardian”, “Der Spiegel” dhe “El Pais”…
Për Edi Ramën po se po, por edhe për Bamir Topin (i cili i merr si të mirëqena ato që i thotë Edi Rama, për sa kohë që “sipas Wikilekasit”, ai nuk kupton e nuk flet asnjë gjuhë tjetër të huaj veç italishtes), më shumë rëndësi merr këto ditë, se çfarë thonë gazetat e sponsorizuara prej tyre..., të cilat për hir të së vërtetës, nuk është se po thonë ndonjë gjë të re, jo se jo, por as ndonjë gjë më shumë, nga vjellje-vreri i tyre i mëparshëm... të cilat tashëm jemi të detyruar, ti lexojmë sërish..., nën siglën e Wikileaksit.