E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja fillon të futet në territorin e Aleancës Kuqezi

Share

Nga Eduard Zaloshnja

Muajt e fundit Aleanca Kuqezi ka patur pothuaj monopolin e sulmit ndaj Berishës në territorin e patriotizmit. Ajo e ka sulmuar atë si një agjent të interesave serbe në Shqipëri. Sot, një sulm ndaj Berishës në të njëjtin territor vjen prej një deputeti të PS-së, i cili ka qenë ndër më të spikaturit në sulmet e tjera ndaj tij.

Në faqen e Taulant Ballës në Facebook sot është postuar ky shënim:

Nëse një ditë do të hapen dosjet sekrete të ish-UDB (sigurimit jugosllav) patrioti i madh Sali, do të kërkonte azil politik në Kubë ose Venezuelë. Deri atëherë do duhet të presim. Në dosjet e ish-UDB fshihen dokumenta të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave. Fan Noli ka patur fatin e madh të mos ta ketë njohur Sali Berishën. Sigurisht për shkak të epokave të ndryshme. Fan Noli nuk ka njohur as nizamët e Saliut. Por teksa po lexoja sot një fjalim të mbajtur nga Fan S. Noli në Parlamentin shqiptar në vitin 1924, gjeta përshkrimin më të mirë për anarkinë patriotike. Lexoni me kujdes fjalitë e mëposhtme të thëna nga Noli: Këtu (në Shqipëri) brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

Fan Noli nuk e ka njohur Saliun, por përshkrim më të gjetur për një tradhëtar si Saliu që e shet veten për patriot nuk mund të ketë tjetër.

*respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/3/13/ps-ja-fillon-te-futet-ne-territorin-e-aleances-kuqezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›