E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Reforma zgjedhore s`po ecën me ritmet e duhura

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur shqetësim për ritmet me të cilat është duke ecur reforma zgjedhore, duke pranuar se puna për të nuk po reflekton seriozitetin e duhur. Në një konferencë për shtyp, sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama theksoi se të dyja partitë kanë përgjegjësinë që të korigjojnë gabimet e se shkuarës.
 

“LSI-ja shpreh shqetësimin që reforma zgjedhore nuk po ecën me ritmet që këkron serioziteti i këtij procesi dhe tërheq vëmendjen që procesi i mbyllur i reformës zgjedhore nuk po reflekton përgjegjshëmëri dhe seriozitet për të reflektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it që në parimim janë pranuar nga të gjitha palët por kur duhet të bëhen reflektime këtu procesi çalon. Dy partitë që kanë monopolin e deformimit të sistemit dhe kanë përgjegjësi për atë që kanë bërë nuk kanë vullnet për të ndrequr gabimin” ka theksuar Luan Rama.

LSI-ja insiston gjithashtu që që palët të ngrihen mbi interesat partiake dhe ta vendosin gjithë procesin e reformave në ritmin që kërkon garantimi i barazisë së votës. Ai gjithashtu ka komentuar edhe debatet që janë bërë kohët e fundit për ndërhyrje në sistemin zgjedhor duke dhënë edhe opsionet që sipas LSI-së do të ishin një zgjidhje. “LSI-ja propozon që mund të ndërhyjet në ndarjen e zonave zgjedhore dhe është zgjidhja më e mirë e mundshme për të evituar diskriminimin e votës dhe numri 6 është më i favorshmi” ka theksuar më tej Rama.
 

Ai ka theksuar më tej se reforma zgjedhore nuk është një çështje partish apo çështje mbipartiake por shpreh thelbin e zgjedhjeve. “PD-ja dhe PS-ja duhet ta lidhin ngushtë reformën zgjedhore me interesat europiane të vendit dhe detyrimin për të pëmbushur kushtet që Shqipëria të fitoj statusin e vendit kandidat.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›