E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Reforma zgjedhore spo ecën me seriozitet

TIRANE- Levizja Socialiste per Integrim ka shprehur shqetesim per ritmet me te cilat eshte duke ecur reforma zgjedhore, duke pranuar se puna per te nuk po reflekton seriozitetin e duhur.

Gjate nje deklarate per mediat, sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama ka theksuar se eshte koha qe me urgjence te behen reflektimet e nevojshme, ne baze te rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it.

LSI-ja shpreh shqetësimin që reforma zgjedhore nuk po ecën me ritmet që këkron serioziteti i këtij procesi dhe tërheq vëmendjen që procesi i mbyllur i reformës zgjedhore nuk po reflekton përgjegjshëmëri dhe seriozitet për të reflektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it që në parimim janë pranuar nga të gjitha palët por kur duhet të bëhen reflektime këtu procesi çalon. Dy partitë që kanë monopolin e deformimit të sistemit dhe kanë përgjegjësi për atë që kanë bërë nuk kanë vullnet për të ndrequr gabimin tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›