E Diel, 1 Nëntor 2026

Bëhet qesharak konkursi për parlamentin e ri. Mbetet në fuqi projekti i parë

Share

Berisha i përdor kryetaren e Kuvendit, kryebashkiakun dhe ministrat e tij kur i detyron si pula të lagura të lënë në fuqi projektin e parë, që ishte rrëzuar nga vetë Berisha

Është kthyer në një teatër zgjedhja e fituesit për parlamentin e ri. Disa ditë pasi kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do realizohet projekti fitues i studios austriake për shkak se kërkon 10 përqind të investimit, komiteti për ndërtimin e parlamentit u mblodh për të zgjedhur projektin tjetër. Por sot, kur kryetarja e Kuvendit, kryeministri, kryebashkiaku i Tiranës, ministri i Transportit dhe ai i Financave ishin mbledhur për këtë çështje, Berisha tha se kërkon të respektohet vendimi i jurisë dhe të mbetet në fuqi projekti i parë, ai i studios austriake. Berisha tha se sfidon kostot, ndërsa ka lënë të befasuar Topallin e Boden. Pasi shpalli mendimin e tij, d.m.th qëndrimin që duhet të mbajnë edhe të tjerët, Berisha shihte me ngërdheshje se si të gjithë ndryshonin qëndrimin në favor të asaj çfarë tha ai. Për pak kohë u krijua një situatë e nderë për shkak se aty ishin mbledhur për diçka tjetër. I tensionuar u shfaq edhe ministri i Financave, që do duhet të përballojë një projekt me kosto gjigande. Kryebashkiaku Lulzim Basha këputi diçka sa për të folur kur tha se duhet edhe një konsultë me qytetarët, por në fund të gjithë u bindën si pula të lagura dhe lanë në fuqi vendimin e jurisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›