Kasëm Biçoku: “Ja ku është ngatërruar gjenerali Hoffman”
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Sipas historianit Kasëm Biçoku, edhe dokumentet gjermane nga historiografia komuniste janë zgjedhur në mënyrë selektive të qëllimshme dhe po ashtu, përkthimet që i janë bërë nga Instituti Marksist- Leninist kanë qenë me shtermbërime. Ai thotë se kanë keqinterpretuar disa dokumente gjermane. Këto dokumente përgjithësisht janë shënime shumë të përmbledhura në formë ditaresh të komandave eprore të ushtrisë gjermane, të hartuara larg tokave shqiptare dhe zakonisht disa muaj pas informacioneve që kanë marrë nga komandat ushtarake vartëse. Prandaj, ato japin data të ndryshme për çlirimin e Shkodrës, 28, 29, 30 nëntor, madje edhe 4 dhjetor. Sipas Biçokut, në dokumentet gjermane ka pasaktësi kronologjike. Një nga dy më të rëndësishmet, madje që ka më shumë hollësi, Koloneli V. Hoffman, tregon se këtë dokument ai e ka marrë nga vëllimi “Ditari sekret i Komandës së Ëehrmacht-it në luftën e Dytë Botërore 1939-1945, vëllimi 11, 01.09-31.12.1944”. Biçoku sjell të përkthyer nga origjinali momentin ku tregohen të gjitha veprimet e fundit në drejtimin nga territori shqiptar dhe në Novipazar (tokë jugosllave) i cili u çlirua më 30 nëntor. Aty përmendet se “pasi praparoja gjermane tërhiqet në pozicion pritjeje në bregun verilindor të liqenit të Shkodrës, disa herë janë kthyer mbrapsht sulme bandash që ishin drejtuar kundër pjesës perëndimore të pikës mbështetëse Bioce. Grupi i regjimentit që ishte përqendruar për sulm nga pika mbështetëse, ka marrë zonën rreth Klopotit (8 km në Verilindje të Bioces)”. Pra, këtu përmenden emra vendesh që nuk i përkasin territorit shqiptar. Për këtë arsye, -shprehet Kasëm Biçoku,- janë të gabuara deklarimet e ish-këshilltarit ushtarak gjerman, kolonelit V. Hoffman se “Korpusi XXI Alpin…lëshoi më 29.11.1944, qytetin e fundit të madh të Shqipërisë, Shkodrën” Këto deklarime të kolonelit gjerman mund të shpjegohen prej lokalizimit të gabuar që ‘me ndihmën’ e punonjësve të Ministrsië sonë të Mbrojtjes duhet t’i ketë bërë rajonit të Klopotit (që gjendet në Verilindje të Podgoricës), duke e ngatërruar me Koplikun. Prandaj, ai ka shënuar qytetin e fundit të madh të Shqipërisë,” duke nënkuptuar se Kopliku ishte një qendër e vogël banimi dhe rrjedhimisht e parëndësishme për të përkujtuar datën e Çlirimit.
Ky lajm është publikuar: 29/11/2009