E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfehet Alket Rizai: “Nëse do të mundesha, sigurisht që do të arratisesha”

Autori i Lajmit: Redaksia
“Sula nuk ka kreu asnjë krim përveç "krimit" që më dashuroi mua. Nëse në Greqi dashuria është krim, atëherë nuk di çfarë të them”, ka thënë në Prokurorinë e Athinës, shqiptari, Alket Rizai. Ndërsa, në lidhje me pyetjen nëse do të arratisej nga burgu ai është shprehur me një fjalë të urtë: "Pyetet qorri nëse do dritën e syve? Sigurisht që do të ikja." Gjithashtu ai ka treguar dhe për arratisjen e dytë nga burgu. "Arratisjen me helikopter e organizova me ndihmën e miqve të mi. Jam njeri i mirë dhe nuk e "pres dorën që më jep bukë", gjithmonë përpiqem të ndihmoj të tjerët", ka thënë për prokurorinë Rizai. Për sa i përket arrestimit dhe armëmbajtjes pa lejë ai është përgjigjur: "Armën e mbaja për sigurinë time dhe jo për të kryer akte kriminale. Në Shqipëri kemi të gjithë armë dhe kur lind një fëmijë ia vëmë armën poshtë jastëkut që të bëhet fëmija i fortë, hekur. Pra, armën e kisha vetëm për sigurinë time. Nëse më dilte policia përpara thjesht do të qëlloja në ajër për ti trembur. Ndërsa, për sa i përket arrestimit besoj se më kapën nëpërmjet makinës “Benz” të blinduar. Nuk më kapën nëpërmjet përgjimit të telefonit, pasi Sula kishte 5 muaj që nuk kishte komunikuar me të afërmit e saj. Sula nuk ka asnjë lidhje dhe besoj se shumë shpejt do të dalë jashtë, e theksoj se i vetmi krim i saj ishte dashuria që më dha mua.!", përfundon dëshmia e Alket Rizait dhënë ditën e djeshme në Prokurorinë e Athinës.

Ky lajm është publikuar: 29/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›