Ish te perndjekurit Berishes Ul moshen per demshperblimin
Ish te perndjekurit i jane drejtuar Kryeministrit shqiptar Sali Berisha per te pranuar propozimin e Partise Socialiste dhe te miratuar nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve per uljen e moshes se demshperblimit nga 85 ne 75 vjec. Nje grup qe kane vuajtur ne burgjet komuniste i bejne thirrje Kryeministrit te ktheje variantin e miratuar ne Komisionin e Ligjeve pasi sipas tyre vendimi per te demshperblyer te perndjekurit qe kane mbushur 85 vjec eshte nje perpjekje per ti ikur pergjegjesise ndaj shtreses se pervuajtur te ish te burgosurve. Kishim shpresuar edhe pse me rezerve ne nje angazhim serioz nga ana e qeverise suaj per ti dhene fund zvarritjeve ne kete drejtim. Por mbetemi te revoltuar me menyren sesi u argumentua nga ana juaj zmbrapsja e variantit te miratuar ne Komisionin e Ligjeve. Vendimi juaj per te demshperblyer menjehere vetem ata te perndjekur qe kane mbushur tanime 85 vjec eshte nje perpjekje krejt e lexueshme per ti ikur pergjegjesise qe keni ndaj shtreses sone thuhet ne leter. Me tej theksohet se jo vetem ne Shqiperi ku jetegjatesia mesatare arrin 72 vjec por edhe ne vendet me te perparuara te Europes e botes vetem nje grusht njerezish kane fatin te kapin moshen 85-vjecare. E ky numer i kufizuar reduktohet pastaj ne gishtat e njeres dore kur behet fjale per te perndjekurit shendet-shkaterruar neper burgjet e kampet e internimit te diktatures komuniste. Per me teper pastaj zoti Kryeminister qellimi i demshperblimit nuk mund te barazohet me qellimin politik per te perfituar pushtet prej viteve te vuajtjeve e torturave te kesaj shtrese duke thene tjeter gje e duke bere nje gje krejt tjeter per te. Ne letren e firmosur nga 25 perfaqesues te kesaj shtrese te bien ne sy emrat e Keti Bazhdarit ish-kryetare e PS-se se Shkodres si dhe te Gjergj Ndreces personi qe kohet e fundit ka marre nje fame mediatike per perplasjet me ministrat ne kerkim te se drejtes se tij per marrjen e fondeve te premtuara nga qeveria Berisha. Ne ju bejme thirrje ta rishikoni propozimin e Partise Socialiste per zgjerimin e bazes se perfituesve duke e ulur moshen e atyre qe demshperblehen menjehere ne 70 vjet per grate dhe 75 per burrat. Kjo mase sigurisht nuk mjafton per te permbushur detyrimin qe ka ne radhe te pare qeveria por edhe shoqeria shqiptare ndaj shtreses sone. Por ne kushtet kur qeveria nuk e ka nje pakete gjitheperfshirese masash per trajtimin e te gjitha problematikave qe lidhen me shtresen tone pranimi nga ana juaj i propozimit te Partise Socialiste do te lehtesonte nje numer jo te parendesishem te perndjekurish. E mbase do tju lehtesonte sadopak edhe juve vete nga pergjegjesia e madhe qe keni ne raport me ta per gjithe keto vite premtimesh boshe e zhgenjimesh deshperuese ne familjet tona thuhet ne letren e 25 ish te perndjekurve. Me tej theksohet se plot 45 vjet burgosje internime e pushkatime nen regjimin kriminal te Enver Hoxhes dhe 22 vjet te tjera braktisje e neperkembje nen qeveri qe me ne jane sjelle si te ishin regjime shurdherie perbejne bilancin deshperues te shtreses sone sot. Ky bilanc e mbulon me turp cdo force qeverisese qe gjate kesaj kohe - e cila per nga gjatesia eshte e barabarte me gjysmen e dekadave te komunizmit - nuk ka arritur as ta shohe problemin tone si nje ceshtje drejtesie sociale dhe as te kete per te perndjekurit nje politike dinjitoze pertej interesave te veta politike. Disa jave me pare gazeta Shqip kishte paralajmeruar se shoqata dhe perfaqesues te shtreses se ish te perndjekurve dhe te persekutuarve politike i ishin drejtuar qeverise Kryeministrit dhe ministrit te Financave qe te rishikonte moshen e caktuar 85 vjec pasi nuk ekzistonin 400 persona sa proklamonte Ekzekutivi.
Lista e firmetareveKETI BAZHDARI
BILAL KOLA
ROLAND ILIA
HELIDON BELE
PERIKLI SPIRO SHQEVI
XHEMAL ZHURI
GJERGJ NDRECA
XHAFER XHOMO
YLLI GJONCAJ
VANGJELI CUFAJ
KONSTANDIN GJOKDANI
PETRIT MUKA
GAZMEND MUKA
GJET KADELI
FATMA MUDA
SADIK MUZHAQI
PELLUMB GEGA
AGJON IMERI
MIRELA BRAHIMI
FRAN QAFA
AGRON TALE
AISHA TOTA
NEST MARGJOKAJ
LUIGJ SHLLAKU
MEHILL GJINAJ