Përmbarimi Gjyqësor Privat,diskutim në Kuvend
TIRANE- Diskutim ne Kuvend per Sherbimin Permbarimor Gjyqesor Privat. Projektligji ne fjale eshte pjese e rendit te dites ne punimet e sotme te Kuvendit dhe pritet te miratohet.
Deputeti socialist, njeheresh kreu i PS-se per Tiranen, Sajmir Tahiri ka kekruar nga qeveria te jape llogari per 16 mije vendime gjyqesore, qe sipas tij jane ende te paekzekutuara.
Sipas tij, në programin e qeverisë premtohet se do të ekzekutonte brenda vitit të gjitha vendimet gjyqësore të formës së prerë, ndërsa sot janë mijëra vendime që as nuk e njohin mundësinë për tu ekzekutuar.
“Pushtetarët e qeverisë i mbarojnë punët e tyre dhe kur vjen puna qytetarët të cilët arrijnë të fitojnë të drejtën në gjykatë, e kanë të pamundur zbatimin. Është vetë qeveria që nuk zbaton vendimet e gjykatave, si mund të pretendojmë që kjo qeveri të shtyje përmbaruesit të ekzekutojnë vendimet. Kjo qeveri më e pakta është e lodhur dhe më e shumta e mpleksur në korrupsion- tha ai gjate fjales ne Kuvend.
Deputetet do te diskutojne sot edhe pr/ligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për sistemin harmonizuar të kodifikimit dhe përshkrimit të mallrave.
Ndërkohë, pritet shtyrja e pr/ligjit Për gjykatën administrative”, i parashikuar për seancën e sotme, pasi ende nuk është miratuar nga komisioni përgjegjës.
Pjese e rendit ka qene edhe nje interpelance e kerkuar nga deputeti socialist Erjon Brace me ministrin e Transporteve, por qe eshte shtyre me kerkesen e deputetit.