E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-vendorëve: Internet për të tërë, gjeni ambientet

Sali Berisha / Foto arkiv

Në takimin e sotëm me krerët e pushtetit vendor, kryeministri Berisha u ka kërkuar atyre të marrin masa për hapjen e ambienteve, ku qytetarëve do tu ofrohet internet falas. Sipas Berishës, nisma vjen nga Posta Shqiptare, e cila ka ofruar hapjen e 1200 pikave të tjera të internetit.

Bëni çdo gjë, gjeni ambientet, të hapen zyrat e internetit falas. Nuk mund të jetë interneti mollë e ndalur për asnjë shqiptar. Duhet të bëhet një ulje makimale e çmimit të tij. Importi i internetit është rritur 5 herë. Do të ketë internet me bandë të gjerë falas për çdo përdorues, tha Berisha.

Mjedisi, Berisha mbledh prefektët e krerët e qarqeve  

Problemet e mjedisit në prag të hapjes së sezonit turistik do të jenë tema e një takimi të kryeministrit Berisha me krerët e pushtetit vendor.

Në takimin e paralajmëruar dje gjatë mbledhjes së qeverisë do të marrin pjesë prefektët e vendit dhe kryetarët e qarqeve.

Unë do të takohem me prefektët e vendit, autoritetet e Ministrisë së Mjedisit për të ndërmarrë një seri hapash të reja në përcaktimin e vendeve të depozitimit të mbetjeve. Janë gjithashtu në ndërtim e sipër një seri landfillesh dhe impiantesh të përpunimit të ujërave të zeza, puna për të cilat duhet të përshpejtohet, tha dje Berisha.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›