E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, pritet vendimi mbi “përmbarimin privat”

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare ku në rendin e ditës janë të përfshirë një sërë projektligjesh.
 

Një ndër pikat më të rëndësishme ku do të diskutohet dhe do të merret një vendim është projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 10031, datë 11.12.2008, “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, të ndryshuar”.
 

Në fjalën e tij deputeti i PS-së Saimir Tahiri ka deklaruar se ekzekutimet e vendimeve gjyqësore kanë mbetur pezull prej vitesh dhe zbatimi i tyre është shumë i ngadaltë.

“Në programin e qeverisë premtohet se do të ekzekutonte brenda vitit të gjitha vendimet gjyqësore të formës së prerë, ndërsa sot janë mijëra vendime që as nuk e njohin mundësinë për t`u ekzekutuar. Pushtetarët e qeverisë i mbarojnë punët e tyre dhe kur vjen puna qytetarët të cilët arrijnë të fitojnë të drejtën në gjykatë, e kanë të pamundur zbatimin. Është vetë qeveria që nuk zbaton vendimet e gjykatave, si mund të pretendojmë që kjo qeveri të shtyje përmbaruesit të ekzekutojnë vendimet. Kjo qeveri më e pakta është e lodhur dhe më e shumta e mpleksur në korrupsion” ka vijuar më tej Tahiri

Deputetët do të diskutojnë sot edhe pr/ligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për sistemin harmonizuar të kodifikimit dhe përshkrimit të mallrave”.

Ndërsa projektligji “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative” vazhdon shqyrtimin në komisionin përgjegjës.
 

Gjithashtu në axhendën e punimeve parlamentare ishte përfshirë edhe një interpelancë me Ministrin e Punëve Punëve dhe Trasportit kërkuar nga deputeti Erjon Braçe por që është shtyrë nga vetë deputeti për javën e ardhshme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›