E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi-Topallit: Po mbani peng mandatin e deputetit socialist

Seanca plenare e Kuvendit është shpqëruar sot me debate mes kryetares së kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetarit të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi në lidhje me zëvendësimin e vendit të lënë bosh në listën e deputetëve të qarkut Durrës, pas dorëheqjes së Rudina Seserit.
 

Kreu i grupit kuvendor socialist Ruçi e ka akuzuar kryetaren e parlamenti se po mban peng vendin e një deputeti të PS-së. “Po mbani peng vendin vakant të një deputeti të opozitës për 4 muaj me radhë, pa asnjë arsye në kundërshtim të plotë me kushtetutën dhe tani vini e lexonin nenet për të interpretuar se kur është për projektligj dhe kur është për emërim, rastet janë të njësojtë. Grupet të kenë kohën që të diskutojnë për të mbajtur një qëndrim dhe këtë veprim. U kujtoj që është Autoriteti i Konkurrencës, ish zëvendësministrja e brendshme bëhet kandidate për atë mandat që ka pasur opozita” tha Ruçi.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli e cila ka theksuar se është një rast unik në parlamentin shqiptar që një deputet nuk vjen në seancë për dy vjet rresht. “Është rast unik në 17 vite dhe s`kam që një deputet të mos vijë në Kuvend për 2 vjet rresht dhe të vijë për të votuar në fund të gjashtë mujorit” ka theksuar Topalli.

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›