Ish te perndjekurit, Kushtetuesja degjon palet
Te perndjekurit u ankuan dje ne Gjykate Kushtetuese, se ligji i miratuar nga Kuvendi nje vit me pare, i diskriminon dhe perjashton nga demshperblimi. Ne seancen e pare te zhvilluar per shfuqizimin e ligjit per "Demshperblimit te ish te perndjekurve politike", perfaqesuesit e shoqatave, u ankuan se ligji nuk u jep te drejten e demshperblimit te pakten 4 mije personave. Sipas krereve te shoqates se ish te perndjekurve, ligji ne fjale shkel te drejtat e njeriut dhe nuk pajtohet me asnje nga dokumentet nderkombetare te miratuara. Pala mbrojtese e kuvendit, sqaroi se ligji demshperblen ata qe kane vuajtur nga sistemi dhe qe deshmojne vuajtjet e tyre, ne menyre qe te mos lejohen abuzimet. Te perndjekurit ankohen se qeveria nuk ka vullnet per t'i demshperblyer dhe kete e verteton me praktikat e nxjerra per dorezimin e plotesimin e dokumentacioneve qe duhet te dorezojne ne Ministrine e Drejtesise. Dje ne Kushtetuese u zhvillua vetem seanca e pare mbi shqyrtimin e ankeses se ish te perndjekurve, qe kerkojne shpalljen antikushtetues te ligjit per demshperblimin e tyre. Ne seancen e dyte, te cilen do e caktoje po Kushtetuesja, pritet dhe marrja e nje vendimi mbi kete ceshtje, ne nje kohe qe ligji eshte ne fuqi.
Patozi: Demokratet do celin fushaten elektorale, nje muaj para dates
"Kryetari i Tiranes, pas zgjedhjeve ne baze"
Nenkryetari i Partise Demokratike, Astrit Patozi deklaroi dje se zgjedhjet per kryetarin e PD-se ne Tirane, nuk mund te fillojne pa perfunduar edhe zgjedhjet ne strukturat baze te partise. Ky proces pritet te nise pas pranveres se vitit te ardhshem, kohe ne te cilen pritet te perfundojne edhe zgjedhjet ne PD. Po keshtu ne kete periudhe, do te perfundoje shkrirja e plote mes Partise Demokrate te Re dhe asaj Demokratike. Sipas kryetarit te grupit parlamentar te PD-se, shkrirja e reformatoreve me demokratet, po ecen paralelisht me zgjedhjet brenda PD. Patozi ka deklaruar se gjate procedurave per regjistrimin e anetaresise se PD-se, po regjistrohen edhe reformatoret te cilet kane te njejtat te drejta si dhe anetaret e PD-se. Nderkohe qe, ajo qe u komentua nje dite me pare si celje e fushates elektorale nga ana e kryeministrit ne Diten Kombetare te Rinise, per Patozin vleresohet si nje padurim nga ana e rinise shqiptare per t'i dhene demokrateve nje tjeter mandat, per qeverisjen e vendit. "Demokratet do ta celin fushaten elektorale zyrtarisht sic e kerkon Kushtetuta, nje muaj perpara dates se zhvillimit te zgjedhjeve. Ky ishte padurim i te rinjve per te pare PD serish fituese", tha ai. F.M