Bode: Kam marre leter nga Mustafaj per garen
Bode nuk mohon se ka marre leter nga ana e kandidatit per kryetar i PD te Tiranes, njeheresh sekretar i Marredhenieve Nderkombetare ne PD dhe ish-minister i Jashtem, Besnik Mustafaj. Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike, Ritvan Bode foli diten e djeshme per letren qe ka marre nga kandidati per kreun e PD-se ne Tirane, Besnik Mustafaj. Sipas tij, ne kete leter nuk kishte asnje gje te vecante, pervecse parashtroheshin kerkesat e Besnik Mustafajt ne garen per kreun e PD ne Tirane. Ne kete kuader, sekretari i Pergjithshem i PD-se, Bode deklaroi se ai i ka kthyer pergjigje Mustafajt ne lidhje me te gjitha keto kerkesa, sipas statutit te Partise Demokratike. "Mua me kane ardhur shume letra, e-maile etj. I kam kthyer te gjithave pergjigje, nuk shoh asnje argument, perse letra e zotit Mustafaj te vleresohet ndryshme", deklaroi ne pergjigjen e tij, Ritvan Bode, duke lene te kuptohej se ne PD kishte kerkesa te shumta per sa i perket kandidimit per kryetarin e partise, ne kryeqytet. Aktualisht personat qe kane shpallur kandidaturen e tyre, jane deputetet e PD-se, Besnik Mustafaji dhe Edi Paloka. Por burime ne PD bejne te ditur se lista e kandidaturave pritet te jete shume e gjate. F.M